Disa gjinekolog u kërkojnë pacientëve që të mos fluturojnë në tremujorin e parë thjeshtë sepse shansi për abort është më i lartë. Shtatzania ngre rrezikun për mpiksjen e gjakut.
Udhëtimi ajror gjithashtu rrit në mënyrë të pavarur rrezikun e mpiksjes së gjakut. Pra, kombinimi i udhëtimit ajror dhe shtatzanisë është diçka që duhet marrë seriozisht. Ekziston gjithashtu një rrezik më i lartë i dehidrimit në udhëtimet ajrore në përgjithësi, dhe kjo është shumë më e rëndësishme në shtatzani, transmeton Gazeta Shneta.
Bleni dy shishe të mëdha uji për fluturim
Ndryshoni pozicionin e këmbëve tuaja aq sa lejon hapësira
Konsideroni të vishni çorape të kompresionit në aeroplan
Çohuni dhe ecni nëpër aeroplan sa më shpejt që të keni mundësi
Gjithashtu, nuk duhet të udhëtoni gjatë dy muajve të fundit. Ka mundësi që të lindni më herët dhe normalisht nuk do të dëshironit të lindni në ajër. Sistemi imunitar i një të porsalinduri është i prekshëm dhe mjedisi mikrob i aeroplanit paraqet rrezik, kështuqë pediatri juaj mund të mos dëshirojë që ju të fluturoni ato ditë. Në dy muajt e fundit, është më mirë të qëndroni në vendin ku edhe dëshironi të lindni./GazetaShneta/