Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Cikli menstrual: Si ndryshon cikli menstrual gjatë moshës

Femina 04/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Trupat tanë ndryshojnë shumë në moshën 50 vjeç sesa në 17 vjeç. Flokët tanë ndryshojnë ngjyrën, lëkura jonë duket ndryshe, metabolizmi ynë ngadalëshet dhe kështu ndryshon edhe cikli menstrual me kalimin e viteve.

Lëshimi i gjakut dhe indeve brenda mitrës diktohet nga hormonet. Nivelet e këtyre hormoneve në trupin tonë ndryshojnë gjatë fazave të ndryshme të jetës sonë, kështuqë është e natyrshme që edhe gjakderdhja mujore që ne përjetojmë të ndryshojë gjithashtu, transmeton Gazeta Shneta.

Nuk ka diçka të tillë si një “periudhë normale”, cikli menstrual i çdo gruaje është unike dhe mund të luhatet gjatë gjithë jetës së saj. Ka disa karakteristika të pranuara përgjithësisht të një periudhe të shëndetshme.

Cikli i plotë menstrual është 24-35 ditë në gjatësi.

Gjakderdhja mujore zgjatë katër deri në tetë ditë.

Jo më shumë se 80 mililitra gjak humbet gjatë një periudhe.

Nëse ndodhin këto ndryshime gjatë periudhës tuaj jashtë këtyre parametrave pa ndonjë sqarim të qartë, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Kur jeni adoleshente

Mosha mesatare në të cilën një vajzë fillon periudhën e saj është 12, por disa vajza mund të mos e kenë deri në moshën e adoleshencës.

Është normale që vajzat të kenë periudha të parregullta gjatë pubertetit, në fakt, mund të zgjasë deri në tre vjet që periudha e një vajze të bëhet e rregullt pasi hormonet ekuilibrojnë.

Në të 20-tat

Një periudhë e humbur gjatë të 20-tave ose ndonjë dekade tjetër mund të jetë një shenjë e shtatzanisë. Mund të shkaktohet edhe nga stresi ekstrem. Në disa raste, një periudhë e humbur mund të shkaktohet nga diçka shqetësuese si mbikqyrja e vazhdueshme ose një çrregullim i ngrënies siç është anoreksia.

Në të 30-tat

Pavarësisht nga mosha, nëse keni pasur një fëmijë, periudha juaj mund të jetë e ndryshme pas shtatzanisë. Disa gra përjetojnë periudha më të rënda, më të gjata ose më të dhimbshme pas foshnjës, ndërsa të tjerat shohin se periudhat e tyre përmirësohen. Shumë gra gjithashtu nuk kanë periudha ndërsa ushqehen me gji.

Në të 40-tat dhe më gjatë

Gjatë kësaj dekade, vezoret tuaja ngadalësojnë prodhimin e tyre të estrogjenit, kështuqë periudhat tuaja mund të bëhen më të shkurtra dhe më të leta ose vijnë më rrallë. Menopauza ndodh kur periudha juaj ndalet plotësisht për 12 muaj rresht. Për shumicën e grave, kjo ndodhë në fund të viteve të 40-ta ose në fillim të viteve të 50-ta./GazetaShneta/

Artikulli paraprakSi të mbroheni nga sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzanisë
Artikulli i rradhës A ndryshon cikli menstrual pas shtatzanisë

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.