Gazeta Shneta ka pasur efekt në ndarjen e mirënjohjeve për anëtarët e Komitetit Teknik të specialistëve që punuan në krijimin e Listës së re Esenciale të Barnave.
Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili gjatë ditës së sotme ka mbledhur anëtarët e Komitetit Teknik të përbërë nga specialistë të fushave të ndryshme, të cilëve iu ka ndarë mirënjohje për punën e tyre.
Këto mirënjohje Ismaili ua ka ndarë pas raportimit të Gazetës Shneta se në ditën e nënshkrimit të Listës, ata nuk u përmenden fare nga ministri në largim.
‘Shneta’ raportoi se si kjo ceremoni e nënshkrimit të Listës Esenciale kishte më shumë karakter elektoral pasi aty mori pjesë edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli. Ndërkaq anëtarët e Komitetit ishin lënë në plan të dytë dhe emrat e tyre nuk u theksuan fare. /Gazeta Shneta/