Biseda me barkun tuaj është vetëm fillimi. Këtu janë disa nga teknikat më të mira të lidhjes prenatale për tu ndjerë më afër foshnjës tuaj të palindur.
“Ne po zbulojmë gjithmonë e më shumë se shëndeti i nënës, ndikon në foshnjën e saj në rritje,” shton Wilson për Parents.
Në të vërtetë, disa studime kanë arritur në përfundimin se stresi dhe depresioni gjatë shtatëzanisë mund të dëmtojnë zhvillimin e foshnjeve përcjell Gazeta Shneta.
“Kur nëna ndihet e lumtur dhe e relaksuar, foshnja e saj përfiton gjithashtu,” thotë Wilson, i cili ofron këto mënyra të stresit për të forcuar lidhjen tuaj prenatale:
1)Bisedoni me foshnjën tuaj
Ndani kohë për të biseduar më foshnjen tuaj dhe dërgoni vetëm mendime pozitive atij ose asaj.
2) Mundohuni të bëni shumë orë gjumë
“Mund të tingëllojë pa kuptim që gjumi mund të ndihmojë lidhjen, por gjumi i mirë dhe i rehatshëm bëjnë që nënat të jenë më prezente dhe të zvogëlojnë stresin e shtatëzënësisë, e cila mund të ketë një ndikim negativ në foshnjën tuaj”, thotë Wilson.

3) Lidhuni në grupe me gratë të së njejtës situatë
Lidhuni me gra të tjera në komunitetin tuaj ose në internet dhe tregoni përvojat tuaja duke qenë shtatzënë (të mrekullueshme dhe sfiduese). Ndjenja e mbështetur dhe pozitive do t’i mbajë vibrimet e mira që rrjedhin në foshnjet tuaj në rritje.
4) Këndoni një këngë për fëmijën tuaj
Kjo jo vetëm që ju ndihmon të relaksoheni ju vet, por sepse dëgjimi tek foshnja zhvillohet në javën e 18-të dhe është e mundur që fëmija juaj të jetë në gjendje të dëgjojë gjithashtu melodinë tuaj, dhe të njoh zërin tuaj dhe të mësojë të qetësohet nga ajo.
5) Zhvilloni disa aktivitete kreative
Merrni një klasë yoga prenatale ose arti, shkruani në një ditar, bojë ose vizatoni, ose gatuaj një pjatë të re.
Pasurimi i vetes dhe marrja kohë për të bërë gjëra që ju pëlqejnë do t’ju lejojë të akordoni në pjesën “nënës” të trurit tuaj dhe t’ju ndihmoni të bëheni një nënë më e mirë. /Gazeta Shneta/


