Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fibroza cistike tek bebet dhe fëmijët

Jetë 16/10/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fibroza cistike mund të çojë në shumë komplikime shëndetësore tek bebet dhe fëmijët. Këtu është një përmbledhje e shkaqeve, simptomave dhe trajtimit të fibrozës cistike.

Fibroza cistike shkruan FirstCryParenting është një sëmundje e gjëndrave sekretore që mund të prekin mushkëritë, sistemin tretës dhe organet e tjera të fëmijës tuaj transmeton Gazeta Shneta.

Kjo është një gjendje e përjetshme që e bën mukusin, pështymën, djersën dhe lotët e fëmijës tejet ngjitës dhe të trashë, që të bllokojë sistemin tretës dhe mushkëritë e fëmijës.

Fibroza cistike është një çrregullim gjenetik që kërcënon jetën.

Shkaku i fibrozës cistike:

Fibroza cistike është një çrregullim i trashëguar, i cili shkaktohet për shkak të mutacionit ose ndryshimit të gjeneve ose ADN-së.

Shenjat dhe simptomat

Shenjat dhe simptomat e fibrozës cistike mund të mos jenë të njëjta për të gjithë fëmijët; megjithatë, ato vërehen në moshë të re.

Më poshtë janë disa nga simptomat e fibrozës cistike që mund të vini re tek fëmija juaj:

-Infeksione të mushkërive, probleme me frymëmarrjen, frymëzënie dhe periudha të zgjatura të kollës.

-Bllokimi në zorrën e vogël që mund të shkaktojë pengesë në kalimin e jashtëqitjes së parë pas lindjes.

-Lëkura dhe djersa e bebës janë shumë të kripura (kur puthni fëmijën tuaj).

-Shtimi dhe rritja e dobët e peshës.

Diagnostifikimi

Mostra e djersës merret zakonisht për të kontrolluar sasinë e klorurit në të. Nivelet e larta të klorurit në djersë janë tregues i fibrozës cistike.

Trajtimi

Fëmijët e prekur nga fibrozë cistike kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm.

Mjekët rekomandojnë terapi mjekimi, ushqyese dhe frymëmarrjeje, së bashku me kujdes të tjerë të specializuar.

Ilaçet: Mjeku mund të përshkruajë antibiotikë për të luftuar infeksionin e shkaktuar nga bakteret.

Analgjetikët josteroidale, të tilla si ibuprofen, mund të jepen për të ndihmuar në lehtësimin e etheve, dhimbjes dhe ënjtjes.

Disa ilaçe për hollimin e mukusit dhe bronkodilatorë gjithashtu mund t’i përshkruhen fëmijës.

Enzimat tretëse: Mjeku juaj mund të përshkruaj enzima tretëse dhe vitamina tek fëmija juaj për të ndihmuar në tretjen dhe thithjen e lëndëve ushqyese.

Insulinë: Mjeku juaj mund të përshkruaj insulinë për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak, në rast se fëmija juaj diagnostikohet me diabet.

Vaksinimet e gripit: Mjeku juaj mund të rekomandojë vaksinimin vjetor të gripit për fëmijën tuaj, i cili do të mbrojë nga çdo ndërlikim që lind nga fibroza cistike. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPeriudhat menstruale të ç’rregullta pas shtatzënisë: A duhet të shqetësoheni
Artikulli i rradhës Si mund të stimulojmë rritjen e imuniteti tek bebet

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.