Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Flet infermierja që kujdeset për foshnjat e braktisura në QKUK

Lajme 06/11/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë dhjetë muajve të parë të këtij viti, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë braktisur 38 foshnje. Ndërkohë, 26 prej tyre janë bashkuar me njërin apo dy prindërit biologjikë, pas bisedave të shumta mes prindërve me punëtorët shëndetësorë, por edhe psikologët.

Dymbëdhjetë foshnje kishin mbetur në Klinikën e Neonatologjisë, ku dhjetë prej tyre u ishte siguruar një “shtëpi e re” për të jetuar përmes një programi të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, kurse dy foshnje janë ende në QKUK.

Në mungesë të nënës, foshnjave përqafimin e parë pas braktisjes, ua jep infermierja Gjyle Fejzullahu, e cila tash e 34 vjet punon në repartin e fëmijëve të braktisur.

Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se shpeshherë nënat që vendosin t’i braktisin foshnjat e tyre, nuk dëshirojnë t’i shohin ato. Andaj, kontaktin e parë këta fëmijë e kanë me infermieret, e që për to është një përjetim i veçantë, por edhe i dhimbshëm.

“Unë i dua këto foshnje. Kam lidhje shpirtërore me to. Kontaktin e parë e kanë me ne, infermieret. Ne i lajmë, i pastrojmë, i ushqejmë, i duam shumë. Kur shkojnë prej klinikës, ne mërzitemi shumë sepse po lidhemi emocionalisht me këta fëmijë. Ndjej edhe dhembshuri për ta sepse në shumicën e rasteve, nënat që i braktisin nuk dëshirojnë t’i shohin fare”, tha Fejzullahu.

Xhevdet Gojnovci, drejtor i Klinikës së Neonatologjisë, që funksionon në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, tha se aktualisht në klinikë janë dy foshnje të braktisura, që janë nën përkujdesje të stafit, derisa të tjerët janë dërguar në departamentin e mirëqenies sociale, si dhe 26 të tjerë që tashmë janë bashkuar me njërin ose të dy prindërit biologjikë.

“Klinika e Neonatologjisë i trajton edhe foshnjat e braktisura që lindin në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, por edhe ato rastet që gjenden në terren dhe që sillen në klinikë përmes punëtorëve socialë dhe policisë. Gjatë këtij viti në Klinikën e Neonatologjisë janë sjellë 38 raste sociale. Prej tyre, 26 janë bërë në bashkimin familjar ku njëri nga prindërit ka pranuar që të kujdeset për foshnje, ndërsa 12 raste sociale mbesin që të përkujdeset departamenti i mirëqenies sociale që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale”,tha ai.

Artikulli paraprakTahirsylaj tregon kur do të bie bora e parë në Kosovë
Artikulli i rradhës Tretja tek foshnjet – masat efektive që duhet përdorur

Ju sugjerojmë

Mjeku paralajmëron për rrezikun e trotinetëve elektrikë: “Nuk janë lodra, po shkaktojnë lëndime të rënda te fëmijët”

21/06/2026 Lajme

36 raste me fruth në Kosovë, rritet interesimi për vaksinimin e fëmijëve

21/06/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

20/06/2026 Lajme

Shpërthimi i Ebolës po përhapet me shpejtësi, eksperti shpjegon pse situata po përkeqësohet

19/06/2026 Lajme

Dogana sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

19/06/2026 Lajme

Brenda një jave u trajtuan 46 raste të reja nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, dominojnë rastet e dhunës në familje

19/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.