Po pyesni për ushqyerjen me gji dhe barnat? Duhet ta dini se si ilaçet mund të ndikojnë në qumështin e gjirit tuaj dhe cilat ilaçe janë të sigurta për t’u marrë.
Nëse jeni gjidhënëse ju po i jepni fëmijës tuaj një fillim të shëndetshëm. Sidoqoftë, nëse keni nevojë për të marrë ilaçe, duhet të dini paraprakisht mbi sigurinë e tyre në lidhje me kalimin në qumshtin e gjirit shkruan Klinika Mayo.9
A kalojnë të gjitha ilaçet në qumështin e gjirit?
Pothuajse çdo ilaç që është i pranishëm në gjakun tuaj do të kalojë në qumështin e gjirit tuaj deri në një farë mase. Shumica e ilaçeve e bëjnë këtë në nivele të ulëta dhe nuk kanë ndonjë rrezik real për shumicën e foshnjeve transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, ekzistojnë përjashtime, në të cilat ilaçet mund të përqendrohen në qumështin e gjirit. Si rezultat, çdo ilaç duhet të konsiderohet veçmas.
A duhet të ndaloj ushqyerjen me gji gjatë marrjes së ilaçeve?
Shumica e ilaçeve janë të sigurta për tu marrë gjatë ushqyerjes me gji. Gjithashtu, përfitimi i vazhdueshëm i marrjes së ilaçeve për një gjendje kronike ndërsa ushqyerja me gji shpesh tejkalon çdo rreziqe të mundshme.
Megjithatë, disa ilaçe nuk janë të sigurta për tu marrë gjatë ushqyerjes me gji. Nëse jeni duke marrë një ilaç që mund të jetë i dëmshëm për fëmijën tuaj, ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor mund të rekomandojë një ilaç alternative.
Cilat ilaçe janë të sigurta për tu marrë gjatë gjidhënies?
Me kontributin e ofruesit tuaj të kujdesit shëndetësor, merrni parasysh këtë listë të ilaçeve të gjetura të sigurta gjatë ushqyerjes me gji.
Analgjetikët:
-Acetaminofeni; -Ibuprofen; -Naproxen (vetëm përdorim afatshkurtër)
Antimikrobikët:
-Flukonazoli ; – Miconazole (aplikoni sasinë minimale;) -Clotrimazole (aplikoni sasinë minimale);
Penicilinat, të tilla si Amoxicillin dhe Ampicillin;
Cefalosporinat, siç është Cefalexina;
Antihistaminkët:
-Loratadine ;
Barant gastrointestinale:
-Famotidina -Cimetidina ;
Barnat kundër depresionit:
-Paroxetine; -Sertralina ; -Fluvoxamine ;
Gjithashtu vlen të theksohet se marrja e ilaçeve menjëherë pas ushqyerjes me gji mund të ndihmojë në minimizimin e ekspozimit të foshnjës tuaj.
Kur jeni duke marrë ilaçe, shikoni fëmijën tuaj për çdo ndryshim në zakonet e ngrënies ose të gjumit, marramendjes ose skuqje. Nëse vëreni ndonjë ndryshim në sjelljen e foshnjës tuaj, kontaktoni mjekun e tij / saj./Gazeta Shneta/