Ju kaloni shumë ndryshime fizike gjatë shtatzanisë, sa mund të mos i kushtoni shumë vëmendje pushimeve që merrni nga cikli mentrual.
Por, çfarë pas shtatzanisë?
Gratë shpesh ankohen për ndryshime që ndodhin në ciklin menstrual pasi kan lindur një fëmijë. Për gratë që nuk ushqejnë me gji, ka tre gjëra që ka të ngjarë të ndodhin me periudhën mesntruale, periudhat kthehen në normale, periudhat bëhen më keq ose periudhat bëhen më të rregullta, transmeton Gazeta Shneta.
Ju me siguri nuk do të keni cikël menstrual gjatë kohës që ushqeni me gji, të paktën jo për disa muaj.
Për të prodhuar qumështin e gjirit, truri juaj prodhon nivele më të larta të hormonit prolaktin. Kjo zakonisht do të thotë që nuk do të ovuloni (vezoret tuaja nuk do të lëshojnë vezë). Kështu që me siguri nuk do të keni periudha./GazetaShneta/