Infeksionet e traktit urinar, ose UTI, janë të zakonshme dhe gratë shpesh mund t’i përjetojnë ato gjatë shtatzanisë.
Nëse një infeksion i traktit urinar mbetet i patrajtuar, mund të paraqesë rrezik serioz për një grua shtatzënë dhe një fetus në zhvillim, transmeton Gazeta Shneta.
A është e zakonshme?
Një UTI është një infeksion në çdo pjesë të sistemit urinar, përfshirë fshikëzën dhe veshkat. Hulumtimet tregojnë se është e zakonshme që gratë shtatzëna të kenë infeksione në traktin urinar.
Sipas një studimi, 8% e grave shtatzëna përjetojnë një UTI.
Shkaktarët
Gjatë shtatzanisë, mitra zgjerohet për fetusin në rritje. Ky zgjerim bën presion në fshikëz dhe uretër, uretrat janë tubat që mbarin urinën nga veshkat në fshikëz.
Urina gjithashtu është më pak acid dhe përmban më shumë proteina, sheqerna dhe hormone gjatë shtatzanisë, ky kombinim i faktorëve rrit rrezikun e shfaqjes së infeksioneve.
Gratë gjithashtu janë të ndjeshme ngaj infeksioneve të traktit urinar gjatë dhe pas lindjes. Gjatë lindjes, ekziston një rrezik i shtuar që bakteret të hyjnë në traktin urinar. Pas lindjes, një grua mund të ketë ndjeshmëri të fshikëzës dhe ënjtje, gjë që mund ta bëjë një UTI më të mundshme.
Simptomat
Një person që ka një UTI mund të përjetojë këto simptoma:
Nevoja urgjente ose e shpeshtë për urinim
Ndjesi djegieje gjatë urinimit
Urinë me erë të keqe
Gjak në urinë dhe
Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe në bark./GazetaShneta/