Shtatzënia, pjesa më e bukur e një stadi jetësor.Çdo nënë mundohet që bebi i saj të zhvillohet në mënyrën më të mirë.Andaj, në këtë artikull zbuloni benefitet që i sjell avokado gjatë dhe pas shtatzënisë
Avokado njihet si fruti i fertilitetit për të dyja gjinitë. Por ajo nuk është e rëndësishme të konsumohet vetëm para shtatzënisë. Edhe gjatë saj.
Përse avokado është tepër e rëndësishme të konsumohet në shtatzëni?
Është një burim i mrekullueshëm folatesh. Mungesa e folateve dhe acidit folik mund të cojë në lindjen e një fëmije me defekte. Kjo pasi organet e fëmijës kanë nevojë për acid folik në mënyrë që të zhvillohen si duhet.
Avokado trajton më së miri aneminë. Dhe të mos harrojmë se ky është një problem i shpeshtë në shtatzani.
Ju cliron nga problemet me defekimin. Duke qënë se avokado është e pasur me fibra do të mundësojë një tretje maksimale si edhe lëvizje zorrësh më të mirë.
Është plot me vitamina. B1, B2, B5, B6, C, E, K janë të gjitha esenciale për rritjen dhe zhvillimin e fetusit.
Është shumë efektive për të trajtuar ndjesinë e të vjellit në mëngjes. Avokado është e pasur me vitaminën C dhe kjo e fundit ndihmon në lehtësimin e simptomave.
Avokado në shtatzani është në gjendje të ruajë balancë të mirë të kolesterolit si edhe sheqerit në gjak.
Lehtëson krampet e këmbëve. Kjo mundësohet falë pranisë së kaliumit dhe kalciumit.
Favorizon në maksimum zhvillimin korrekt të trurit të fëmijës që po rritet brenda barkut të nënës. Një kupë me copëza avokado përmban 22 mg kolinë. Kjo e fundit shumë e rëndësishme për zhvillimin e trurit dhe nervave të fëmijës.
Është e pasur në minerale. Avokado përmban kalcium, kalium, magnez, niacinë, fosfor, bakër, zink, mangan. Të gjitha këto tepër të rëndësishme për shëndetin e nënës dhe zhvillimin korrekt të fëmijës.
Konsumi i avokados në shtatzani ndikon edhe në përthithjen e mirë të elementëve që merren nga ushqime të tjera.
Është plot me yndyrna të mira. Në shtatzani kërkohen extra kalori për rritjen e fetusit dhe yndyrnat e mira janë tepër të rëndësishme. Avokado përmban omega 3 dhe omega 6.
Avokado mban larg jush edhe rrezikun për shtim në peshë. Kjo duke qënë e pasur me fibra të cilat ndikojnë në përmirësimin e metabolizmit.
Rreziku që pre-eklampsia të shfaqet do të ulet ndjeshëm duke konsumuar këtë frut.
Sa duhet të konsumoni gjatë ditës?
Gjysëm kokrre është mjaftueshëm!/botaegruas
Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU.