Një studim i ri sugjeron që rritja e konsumit tuaj të magnezit, një mineral thelbësor që gjendet në perime me gjethe dhe fruta të caktuara, fasule dhe arra, mund të ndihmojë në luftimin e humbjeve të kujtesës që lidhen me plakjen.
Në një studim, neuroshkencëtarët nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets dhe Universiteti Tsinghua në Pekin zbuluan se rritja e magnezit të trurit duke përdorur një përbërës të zhvilluar rishtazi, Magnez-L-Treonati, përmirëson aftësitë e të mësuarit, memorie pune, dhe memorje afatshkurtër dhe afatgjatë te minjtë shkruan WebMd.
“Ky studim jo vetëm që thekson rëndësinë e një diete ushqyese me magnez të mjaftueshme ditore, por sugjeron edhe dobinë e trajtimeve të bazuara në magnez për rënien e kujtesës të lidhur me plakjen,” thotë një nga autorët e studimit, Susumu Tonegawa, në një njoftim për lajmet.
Edhe pse eksperimentet u kryen te minjtë, rezultatet kanë implikime te njerëzit, thonë studiuesit transmeton Gazeta Shneta.
Gjysma e popullsisë së botës së industrializuar ka një mangësi të magnezit, thotë studiuesi Guosong Liu përgjatë fjalimit.
“Nëse Magnez-L-Treonati, tregohet të jetë i sigurt dhe efektiv tek njerëzit, këto rezultate mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin publik.”
Poashtu, studiuesit ekzaminuan sesi ky lloj magneziumi stimulon ndryshimet në sinapset, lidhjet midis neuroneve që janë të rëndësishme në transmetimin e sinjaleve nervore.
“Për shkak se magnezi është një jon thelbësor për funksionet normale të qelizave dhe shëndetin e trupit, shumë funksione fiziologjike janë të dëmtuara me uljen e niveleve të magnezit në organizëm” shkruajnë ata.
Studiuesit citojnë se vetëm 32% e amerikanëve marrin ndihmën e rekomanduar ditore të magnezit.
Shtesa e rekomanduar dietike për magnez tek moshat mbi 31 vjece e tutje është 420 miligram / ditë për burra dhe 320 miligram / ditë për gratë (jo shtatzëna). /Gazeta Shneta /