Një djalë pesë-vjeçar në Michigan ka ftuar tërë shokët e shoqet e klasës së tij nga kopshti për tu bashkangjitur në procesin e birësimit të tij ligjor – dhe ngrohur zemrat në këtë rast në të gjithë botën.
Djaloshi pesë vjecar, i identifikuar si Michael, u bashkua zyrtarisht me familjen e tij të re përmes rrugëve ligjore në gjykatën e Kent County shruan BBC.
Një foto e ndarë nga Kent County në Facebook tregoi djalin e vogël që po pushonte në një karrige në sallën e gjykimit të rritur, pranë prindërve të tij birësues përcjell Gazeta Shneta.
Pas tyre, zinin vend shokët e tij të klasës që e përkrahnin në vazhdimësi.
Gjatë dëgjimit, secili fëmijë u prezantua dhe shpjegoi pse kishin ardhur për të festuar.
“Michael është shoku im më i mirë”, tha një djalë i vogël i quajtur Steven.
“Emri im është Lily dhe unë e dua Michael,” i tha një vajzë e vogël gjykatëses Patricia Gardner.
“Ne filluam vitin shkollor si familje,” tha mësuesi i Michael. “Familja nuk ka pse të jetë ADN, sepse familja është mbështetje dhe dashuri.”
Grupi i shokëve/ shoqeve të klasës, mësuesit dhe prindërit, shpërthyen në brohoritje dhe duartrokitje ndërsa Michael dhe prindërit e tij i u bashkuan sipas vendimit ligjor duke përfunduar procesin me një goditje cekani nga ana e gjykatëses.
Fotografia që tregon Michael dhe klasën e tij që nga atëherë është ndarë më shumë se 100,000 herë në Facebook./Gazeta Shneta/