Fëmijët mund të tregojnë kur ndjehen të uritur ose të etur, sfida e vërtetë është të kuptoni gjuhën e një të porsalinduri.
Foshnjat nuk mund të shprehen me fjalë, por ato japin disa sinjale për t’ju thënë ato që iu nevojiten, transmeton Gazeta Shneta.
Ju jeni ata që duhet të kuptoni gjuhën e tyre. Nëse jeni prind për herë të parë, atëherë mund të jetë e vështirë për ju, në fillim, të kuptoni se çfarë dëshiron fëmiu juaj.
Shenjat e zakonshme:
Nëse fëmija juaj është zgjuar dhe vigjilent, atëherë është një shenjë e qartë që ai ose ajo dëshiron ushqim.
Bebet përpiqen të tërheqin vëmendjen tuaj duke lëvizur trupin e tyre me shpejtësi.
Nëse i vogli juaj i fut vazhdimisht gishtat e tij/saj në gojë, atëherë është një shenjë që duhet ta ushqeni
Bebet fillojnë të lëvizin kokën kur nuk kanë më durim
E qara është një nga shenjat më të zakonshme të urisë, por ndonjëherë mund të jetë për shkak të ndonjë arsye tjetër.
Nëse vogëlushja juaj qan edhe pasi është ushqyer, atëherë mund të jetë për shkak të disa arsyeve të tjera. Kryesisht pasi të keni ushqyer foshnjat ndjehen të përgjumura, kështu që përpiquni ta futni në gjum. /GazetaShneta/