Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka pranuar një përgjigje nga kompania “GE Healthcare”, por kjo e fundit nuk e ka përmendur fare çështjen e dozës së kontrastit ‘Clariscan’ të aplikuar tek pacientët. Kujtojmë se vet drejtori i Radiologjisë Dr. Bujar Gjikolli, kishte pohuar se këtë kontrast e kanë injektuar përgjysmë më pak sesa është dashur
Qendra Klinike Universitare vitin e kaluar ka pranuar një letër nga kompania ‘Amicus LLC’ se Klinika e Radiologjisë është duke injektuar gabimisht dozën e kontrastit ‘Clariscan’ tek pacientët. Kjo kishte ndodhur me vendim të drejtorit të Klinikës së Radiologjisë Dr. Bujar Gjikolli, i cili kishte vendosur principet për aplikimin e kontrastit në kabinetin e MRI-së, shkruan Gazeta Shneta.
Këtë gabim e ka konfirmuar vet Gjikolli para disa ditësh në një intervistë të tij. “Kur erdhi informata nga operatori ekonomik atëherë ne brenda dy ditësh e rregulluam atë dhe doli se ne kemi dhënë më pak”, ka deklaruar Gjikolli duke pranuar gabimin e tij.
Ndërkaq sot QKUK ka deklaruar se ka pranuar një letër nga GE, ku sipas tyre në këtë letër thuhet se distributori ‘Amicus’ nuk e ka marr autorizimin nga GE për t’i dërguar letër QKUK-së. Por në njoftimin e QKUK-së nuk përmendet nëse GE e ka komentuar vendimin e Gjikollit për aplikimin e kontrastit me dozë të përgjysmuar.
“Dëshirojë të kërkojë falje për letrën që keni marrë nga distributori ynë në Kosovë, derisa duket se Amicus kishte qëllime të mira, ata nuk na njoftuan neve për shqetësimet e tyre, e as për letrën që keni marrë ju. Letra përmbante gjuhë jo të pershtatshme të cilën ne nuk do të kishim përdorur. Dua të ju siguroj se këtë i’a kemi bërë shumë të qartë Amicus-it”. /Gazeta Shneta/
Video ku drejtori i Radiologjisë tregon si u injektua kontrasti përgjysmë më pak.
Kontrasti Clariscan u përdor në mënyrë të gabuar, Gjikolli e lë fajtore kompaninë prodhuese from Ekonomia Online on Vimeo.