Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Koronavirusi, mesazhi i infermieres italiane: Ju frikësoheni të shkoni në market, ne përballemi çdo ditë me rreziqe si koronavirusi

Lajme 25/02/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Infermierja italiane, pas zhvillimeve të fundit në lidhje me koronavirusin dërgon mesazh i cili u bë viral duke sinjalizuar gjendjen me të cilën po përballen tani.

Ky mesazh kuptimplotë është përkthyer nga Noa.al dhe shpërndarë nga Sindikata e Infermierëve të Shqipërisë transmenton Gazeta Shneta.

“Frikë të shkoni në supermarket? Të merrni turnin apo autobusin? Të shkoni në teatër, kinema apo restorant? Është normale. Po ne infermierët, mund të kemi frikë?

Jo për të shkuar në këto vende, jo. Por për të qenë në punë. Çdo ditë. Po, sepse sot e gjithë Italia është e terrorizuar nga koronavirusi. Kurse ne jemi gjithmonë kështu. Me meningjitin, tuberkulozin, HIV, HCV, H1N1… Me gjakun, urinën, të vjellat, vuajtjen.

Jemi aty gjithmonë, çdo ditë, të hënën, të martën… të shtunën dhe të dielën. Por edhe natën ndërsa ju flini rehat. Jemi dhe për festa. Lemë burrat, gratë, fëmijët, prindërit.

Ndonjëherë fshijmë lotët e më të vegjëlve, që duan të rrimë me ta dhe shkojmë se detyra na thërret. Edhe ne kemi dëshirë të festojmë. Të jemi të dielën në shtëpi me gjithë familjen. Edhe ne kemi frikë. Por nuk mundemi. Sepse detyra për ne është në plan të parë, gjithnjë pranë atyre që kanë nevojë. Dua t’iu bëj vetëm një pyetje: Sa prej jush do ta bënit tani punën që bëjmë ne? Sa prej jush do ta bënin me këtë rrogë që marrim ne? Pak besoj.

Ndaj përpiquni të paktën të keni respekt më të madh për të gjithë ne, infermierë, mjekë dhe çdo pjesëtar të stafeve mjekësore kudo jemi.

Do t’ju jemi vërtetë mirënjohës!” /a.y/noa.al

Artikulli paraprakMetodat natyrale shtëpiake për lehtësimin e dhimbjeve nga cistet ovariane tek femrat
Artikulli i rradhës Kryesindikalisti Syla, ministrit Vitia: Reflektoni për koronavirusin

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.