A shqetësoheni nga një ndjesi therëse në mitrën apo vezoret tuaja? Ju mund të keni një cist ovarian.
Cistat funksionale mund të zhvillohen çdo muaj si pjesë normale e ciklit tuaj menstrual shkruan Healthline. Këto cista janë relativisht të zakonshme dhe zakonisht nuk janë shkak për shqetësim.
Thënë kjo, ato mund të shkaktojnë shqetësime herë pas here, dhe ka lloje të tjera të cisteve që shkaktojnë çështje më serioze mjekësore përcjell Gazeta Shneta.
Trajtimet e mëposhtme mund të ndihmojnë në simptomat tuaja.
Merrni ilacet inflamatore kundër dhimbjes së tepërt (OTC)
Ilaçet për dhimbje që mund të gjeni në barnatoren tuaj mund të ndihmojnë përkohësisht nga dhimbjet që vie nga cistet ovariane.
Ju mund të blini pa recetë, barnat duke përfshirë ibuprofen, naproksen dhe acetaminofen.
Ju mund t’i merrni këto ilaçe menjëherë pasi të ndjeheni shqetësime deri në dy ose tre ditë.
Përdorni terapinë e nxehtësisë për të lehtësuar ngërçet
Një jastëk për ngrohje është një tjetër mundësi që mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së cistit dhe ngërçeve menstruale.
Aplikimi i një shishe me ujë të ngrohtë ose jastëk ngrohjeje në barkun e poshtëm tuaj mund të jetë po aq efektiv sa përdorimi i ilaçeve OTC.
Merrni një banjë me kripë Epsom për të ndihmuar në çlodhjen e muskujve tuaj dhe lehtësimin e ngërçeve
E njëjta ide vlen edhe për të marrë një banjë të nxehtë. Nxehtësia mund të lehtësojë dhimbjen nga cistat ose ngërçet.
Shtimi i kripërave Epsom – sulfat magnez – në banjën tuaj mund ta marrë këtë lehtësim në nivelin tjetër.
Kripërat e Epsom janë përdorur për vite me radhë për të lehtësuar muskujt dhe dhimbjet e tjera.
Pini çaj kamomili për t’ju ndihmuar të relaksoheni dhe të lehtësoni ankthin
Kamomili është një barishte që përdoret që nga kohërat e lashta. Ka veti anti-inflamatore për të ndihmuar në ngërçin dhe mund të ndihmojë në uljen e ankthit.
Jo vetëm kaq, por kamomili gjithashtu mund t’ju lejojë të merrni një pushim më të mirë të natës.
Pini çaj xhenxhefili për të ndihmuar në uljen e inflamacionit dhe lehtësimin e dhimbjeve
Çaji i xhenxhefilit është një tjetër mundësi bimore për lehtësimin natyral të dhimbjes dhe ngërçeve.
Ka gjithashtu veti antioksiduese dhe antikancerogjene. Në një studim u tha se, xhenxhefili ndaloi rritjen e qelizave të kancerit të vezoreve, duke bërë që studiuesit të arrijnë në përfundimin se marrja dietike e xhenxhefilit mund të trajtojë dhe parandalojë kancerin e vezores. /Gazeta Shneta /