Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës sot janë testuar tre raste negativ me koronavirusin.
Në njoftimin zyrtar të IKSHPK-së u bë e ditur se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar tre pacientë me virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negativ. Asnjëri nga pacientët nuk është prekur nga koronavirusi, shkruan Gazeta Shneta.
IKSHPK ka njoftuar se nga data 8 shkurt deri më sot janë testuar gjithsej 56 raste të dyshimta me Covid-19 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.
Instituti ka treguar poashtu se nga data 01.02.2020 deri me 06.03.2020 në Aaeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 2.831 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 475 udhëtarë, Merdare 1.198, Vërmicë 825, Jarinje 187, Dheu i Bardhë 49, Hani i Elezit 56, Kullë 21, Qafë Morinë 13 dhe Bërnjak 7 udhëtarë. /Gazeta Shneta/