Në Klinikën Infektive në QKUK janë duke u trajtuar dy vajza të reja të cilat kanë ardhur nga Italia.
Ato po dyshohet se janë prekur nga koronavirusi dhe iu janë marr mostrat për analiza laboratorike në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.
Lajmi është konfirmuar nga Dr. Valbon Krasniqi për telegrafin. “Po janë dy vajza të dyshuara, jemi në pritje të rezultateve. Ato kanë ardhur nga Italia, janë të moshës 20 dhe 23”, tha Krasniqi.
Kujtojmë se në Kosovë deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus Covid-19. Shteti aktualisht ka ndaluar fluturimet nga Prishtina për në qytetet e veriut të Italisë ku është përhapur virusi. Ndërkaq sot pritet të mblidhet Komiteti për koordinimin e situatës me koronavirusin ku pritet të merren vendime për masat tjera.
Kujtojmë se në rajon vetëm Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë asnjë rast me koronavirus deri më tani. Ndërkaq në Shqipëri janë konfirmuar dy raste. /Gazeta Shneta/