Gratë shtatzëna po këshillohen të qëndrojnë larg nga të tjerët për shkak të koronavirusit, sipas këshillave të reja.
Të gjitha gratë shtatzëna janë këshilluar që të minimizojnë kontaktin social der inë 12 javë nga kjo fundjavë, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas ekspertëve aktualisht nuk ka prova që tregojnë se ka komplikime për gratë shtatzana gjatë këtij virusi.
Por, për të mos qenë ju rasti i parë duhet të qëndroni në shtëpi.
Gratë shtatzëna hyjnë në grupe të tjera që janë në rrezik, përfshirë moshat mbi 70 vjeç dhe të rinjtë me kushte themeore.
Në përgjithësi, infeksionet dhe shtatzania nuk janë një kombinim i mirë dhe kjo është arsyeja pse duhet të kujdeseni më shumë për vetën.
Qeveria në Britani ka treguar pesë pika që gratë shtatzëna, personat mbi 70 vjeç dhe ata me kushte themelore duhet t’i ndjekin.
Shmangni kontaktin me dikë që po shfaq simptoma të koronavirusit. Këto simptoma përfshijnë temperaturë të lartë dhe/ose kollë.
Shmangni përdorimin e transportit publik duke ndryshuar kohën e udhëtimit tuaj.
Punoni nga shtëpia
Shmangni mbledhjet e mëdha dhe tubimet në hapësira më të vogla publike si kafiteritë, kinematë, restaurantet, teatrot, baret etj.
Shmangni mbledhjet me miqtë dhe familjen.
Përdorni shërbime telefodnike ose në internet për të kontaktuar mjekuntuaj ose shërbimet tjera që iu nevojiten. /GazetaShneta/