Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë ka mbajtur konferencë për media bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Të dy u bënë thirrje qytetarëve për kujdes maksimal, duke qëndruar mbyllur në shtëpi, shkruan Gazeta Shneta.
Ministri Vitia ka njoftuar se MSH’ja ka porositur 50 respiratorë të rinj që do të vijnë në prill dhe maj, ndërsa shumë shpejtë do të dorëzojnë edhe dozat e para të klorohitit.
“Brenda pak ditësh do ti kemi dozat e para të klorhitin por kujtojmë që akoma nuk një bari që është treguar i suksesshëm në mënyrë të përgjegjshëm. Rrini në shtëpi mbani higjienën personale, ju bëjë thirrje komunave që të bëjnë dezinfektimin e objekteve e gjërave”, tha ndër të tjera ministri Vitia. /Gazeta Shneta/