Në një shembull mahnitës se si kudo që ka jetë, ka shpresë, një gjyshe italiane 95 vjeç është bërë gruaja më e vjetër e njohur në vend që shërohet nga koronavirusi.
Alma Clara Corsini mbërriti në Spitalin Pavulo në provinvën veriore të Modena më 5 mars pasi vuante nga simptomat e koronavirusit, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo ishte mes afro 60,000 njerëzve të konfirmuar se kishin virusin të dielën. Veriu i Italisë është goditur veçanërisht nga pandemia.
Sidoqoftë, mjekët dhe specialistët kanë punuar shumë në të gjithë vendin duke ndikuar që Corsini të shërohet nga virusi.
Gazeta Di Modena raporton se ajo ishte në gjendje të shërohet pa ndonjë nevojë për terapi antivirale, ndërsa trupi i saj tregoi një reagim të madh pavarësisht infeksionit.
Papa Françesku, e ndau në profilin e tij shërimin e Corsinit dhe shkruajti:
Corsini është liruar nga spitali dhe është përsëri në shtëpinë e saj në Fanano.
Gjatë fundjavës, jo më pak se 1.400 njerëz vdiqën në Itali ndërsa vendi garon për të kontrolluar përhapjen e tmerrshme të virusit.
E gjithë lëvizja është ndaluar brenda vendit dhe të gjitha bizneset janë mbyllur. Mbi 6.500 italianë testojnë pozitivë për Covid-19 çdo ditë, me moshën mesatare të atyre që vdesin deri në 78.5 vjet. /GazetaShneta/