Ekzistojnë disa produkte që duhen shmangur gjatë shtatzënisë si shembull pijet alkoolike.
Megjithatë, ekzistojnë disa ushqime me të cilat mund të mos keni njohuri e që shkaktojnë probleme shëndetësore shkruan verywellfamily, transmeton GazetaShneta.
Listerioza
Listerioza është një infeksion i shkaktuar nga bakteri Listeria monocytogenes. Mund të mos shkaktojë simptoma të dukshme për një grua shtatzënë, por mund të rezultojë në një infeksion serioz në fetus, që çon në abort ose vdekje.
Ushqimet që bëhen me produkte të qumështit mund të rezultojnë në ekspozimin ndaj kësaj sëmundje.
Burimet më të zakonshme të listeria janë:
-Mish të përpunuar,
-Produkte të qumështit ,
-Perime jo të pastërta: pasi listeria është e pranishme gjerësisht në tokë, të gjitha perimet duhet të lahen me kujdes për të shmangur bakteret.
Gratë që janë shtatzënë kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë infeksionin dhe në të vërtetë, janë 10 herë më të prira të zhvillojnë sëmundjen sesa gratë që nuk janë shtatzënë./GazetaShneta/