Shefave shëndetësorë u kërkohet të fillojnë një fushatë të rëndësishme të ushqimit për të informuar njerëzit se një dietë e mirë mund të forcojë sistemin imunitar dhe të shmang rrezikun e koronavirusit.
Ekspertët kryesorë në Britani kanë shkruar një letër drejtuar Whitehall duke thënë se ky informacion “jetësor” nuk po shpërndahej me publikun tregon dailymail, transmeton GazetaShneta.
Ekzistojnë prova të konsiderueshme që zakonet e ngrënies ndikojnë në sistemin imunitar, i cili është përgjegjës për luftimin e infeksionit dhe sëmundjeve.
Ushqimi i frutave dhe perimeve çdo ditë nuk garanton ndalimin e infeksionit por, kjo i jep trupit mundësinë më të mirë për ta larguar atë dhe për t’u mos u sëmur rëndë.
Sistemi imunitar mbështetet në qelizat e bardha të gjakut që prodhojnë antitrupa për të luftuar viruset si COVID-19.
Ushqimet e pasura me antioksidues si frutat, perimet dhe peshqit me vaj ndihmojnë në rritjen e aktivitetit të qelizave të bardha të gjakut.
Gjithashtu, mbajtja e një peshe konstante mund t’u japë njerëzve një shans më të madh për të shmangur koronavirus./GazetaShneta/