Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në Ferizaj nga një rast pozitiv në fshatin Sazli arrinë në 18 raste të reja

Lajme 10/04/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komuna e Ferizajt është më e goditura nga koronavirusi nga rezultatet e sotme të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Nga një rast i cili ka qenë i konfirmuar para tre ditësh dhe i cili ndërroi jetë në Klinikën Emergjente në QKUK, tanimë numri total i të infektuarve nga Covid-19 në Ferizaj ka shkuar në 18, shkruan Gazeta Shneta.

Instituti ka njoftuar se rastet pozitive në Ferizaj janë tetë në fshatin Sazli, tre në brendësi të qytetit, 2 në Mirash dhe nga një rast në Varosh, Greme, Talinoc i Muhaxherëve, Neredime dhe Lloshkobare.

Kujtojmë se i infektuari i parë në këtë komunë ishte nga fshati Sazli. I ndjeri I.Sh. ishte punëtor në kampin amerikan ‘Bondsteel’. Instituti ka njfotuar se të gjitha rastet në Ferizaj janë raste kontakti.

Nga kjo komunë është konfirmuar para disa ditësh edhe një rast pozitiv i cili kishte ardhur nga jashtë dhe i njëjti ishte vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Rastet e tjera të konfirmuara sot nga IKSHPK janë dy raste nga komuna e Vitisë, një rast në Han të Elezit, një në Prizren dhe një në Prishtinë. Numri total i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë deri më sot ka arritur në 250. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprak23 raste të reja me Covid-19 dhe 14 të shëruar
Artikulli i rradhës Vendosja e pacientëve me koronavirus në ventilatorë mund të bëjë më shumë dëm, paralajmërojnë mjekët

Ju sugjerojmë

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

17/06/2026 Lajme

Përfundon numërimi i votave, ky është rezultati i partive politike

17/06/2026 Lajme

Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën

17/06/2026 Lajme

Defekti lë pa rrymë dy salla operative në QKUK, anulohen operacionet e pacientëve

17/06/2026 Lajme

QKUK hap konkurs për një mjek specialist në Klinikën e Kardiologjisë

17/06/2026 Lajme

Pesë foshnje lindën në 24 orët e fundit në Spitalin e Pejës, mbi 340 vizita mjekësore të realizuara

17/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.