Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vendosja e pacientëve me koronavirus në ventilatorë mund të bëjë më shumë dëm, paralajmërojnë mjekët

Lajme 10/04/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vendosja e pacientëve që vuajnë nga koronavirusi në ventilatorë shumë herët mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë, kanë paralajmëruar mjekët.

Ndërsa vazhdon kriza Covid-19, mungesa e ventilatorëve vazhdon të mbetet një problem për spitalet në Mbretërinë e Bashkuar që janë të stërmbushur me pacientë që vuajnë nga sëmundja, transmeton Gazeta Shneta.

Por, tani mjekët kanë paralajmëruar që makinat janë duke u përdorur shumë herët për disa pacientë dhe po mendojnë të ndryshojnë mënyrën e përdorimit të tyre.

Sipas Daily Mail, dy të tretat e të sëmurëve nga koronavirusët të cilët janë me ventilatorë nuk mbijetojnë.

Në New York City, të paktën 80 përqind e pacientëve Covid-19 të cilët janë vendosur në ventilatorë kanë vdekur.

Ventilatorët mekanik shtyjnë oksigjenin tek pacientët në mushkëri dhe procesi përfshin ngjitjen e një tubi në fyt.

Disa zyrtar shëndetësor sugjerojnë që futja e oksigjenit nën presion në mushkëri mund t’i irritojë organet dhe t’i dëmtojë ato. Ata gjithashtu sugjerojnë që ventilatorët mund të përkeqësojnë inflamacionin në mushkëri.

Scott Weingart, një mjek në New York, tha se pacientët me koronavirus po përkeqësohen si rezultat i intubacionit.

“Nivelet e larta të forcës dhe niveleve të oksigjenit, si në përpjekjen e rikthimit të niveleve të ngopjes së oksigjenit në normale, mund të dëmtojnë mushkëritë. Do të bëja gjithçka në fuqinë time për të shmangur intunimin e pacientëve”, shtoi ai.

Inflamacioni në mushkëri bën që lëngu nga enët e gjakut të afërt të rrjedhë në qese ajri të vockël në mushkëri, gjë që nga ana tjetër e vështirëson frymëmarrjen dhe ndërpret furnizimin e oksigjenit në organe.

Kur nivelet e pacientëve të oksigjenit bien, mjekët do të drejtohen te ventilatorët si zgjidhja e fundit.

Por, sipas Stat News, mjekët po panikojnë dhe intubojnë pacientët Covid-19 më shpejt sesa virusi bën që oksigjeni i tyre të bjerë në nivele kritikisht të ulëta. /GazetaShneta/

Artikulli paraprakNë Ferizaj nga një rast pozitiv në fshatin Sazli arrinë në 18 raste të reja
Artikulli i rradhës 3 shkaktarët që e kthejnë koronavirusin nga një sëmundje të butë në një vdekjeprurëse

Ju sugjerojmë

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

17/06/2026 Lajme

Përfundon numërimi i votave, ky është rezultati i partive politike

17/06/2026 Lajme

Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën

17/06/2026 Lajme

Defekti lë pa rrymë dy salla operative në QKUK, anulohen operacionet e pacientëve

17/06/2026 Lajme

QKUK hap konkurs për një mjek specialist në Klinikën e Kardiologjisë

17/06/2026 Lajme

Pesë foshnje lindën në 24 orët e fundit në Spitalin e Pejës, mbi 340 vizita mjekësore të realizuara

17/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.