Në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në komunën e Prizrenit kanë rezultuar 16 raste pozitive të reja me COVID-19.
Duke u nisur nga kjo, kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka së bashku me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia u dakorduan që Prizrenin ta shpallin zonë karantine shkruan Gazeta Shneta.
Ky lajm është bërë i ditur nga kryetari Haskuka i Prizrenit përmes një postimi në Facebook.
Njoftimin e plotë mund ta gjeni më poshtë:
Sipas raportit të sotëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në komunën e Prizrenit sot për fat të keq kanë rezultuar pozitive edhe 16 raste të reja me COVID-19.
Të gjitha këto raste kanë rrjedhur nga kontaktet e rasteve të mëparshme në komunën tonë.
Tani numri total i rasteve aktive me COVID-19 në Prizren është 21.
Menjëherë pas pranimit të raportit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, u dakorduam me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, që Prizrenin ta shpallim zonë karantinë.
Rrini në shtëpi. Kujdes për veten dhe familjen!
Mytaher Haskuka
Komuna e Prizrenit