Më shumë se 130 milion gra lindin në të gjithë botën çdo vit. Gjatë shtatzanisë, ndryshimet në sistemin imunitar i bëjnë gratë përgjithësisht më të ndjeshme ndaj infeksioneve të frymëmarrjes.
Të dhënat specifike demografike janë të kufizuara, duke bërë që shumë herët të thuhet me siguri nëse koronavirusi paraqet një kërcënim të veçantë për gratë shtatzëna.
Përgjithësisht duket se gratë shtatzëna të infektuara me virus nuk kanë një sëmundje më të rëndë se popullata e përgjithshme. Sidoqoftë, kjo bazohet në të dhëna të kufizuara.
Sipas ekspertëve, gripi sezonal dhe infeksionet e mëparshme SARS dhe MERS ishin më të rënda tek gratë shtatzëna.
A mund të shkaktojë koronavirusi ndërlikime në shtatzani?
Aktualisht nuk ka asnjë probë që gratë shtatzëna të infektuara me koronavirus kanë një rrezik të rritur të abortit ose që virusi mund të kalojë tek fetusi në zhvillim ndërsa një grua është shtatzënë.
Cilat janë rreziqet e koronavirusit tek të sapolindurit?
Një fakt inkurajues është se virusi që shkakton Covid-19 nuk është gjetur në qumësht të gjirit. Sipas ekspertëve, nëse nuk keni simptoma mund të ushqeni foshnjën tuaj me gji por keni kujdes në pastrimin e duarve kurse nëse keni simptoma pomponi qumështin e gjirit në një shishe dhe merrni dikë tjetër që ta ushqejë fëmijën. /GazetaShneta/


