Shumë kohë pasi masat mbrojtëse të largohen dhe pandemia është zvogëluar, shërbimi shëndetësor mund të jetë ende duke trajtuar një numër të madh të viktimave afatgjata të koronavirusit.
Dëshmitë shqetësuese nga studimet e hershme të pacientëve me Covid-19 po shfaqen për të treguar që infeksioni mund të lërë pas shumë të meta në shëndet, duke filluar nga humbja e shqisave deri në dëmtimin e zemrës dhe mushkërive, transmeton Gazeta Shneta.
Këto mund të prekin vetëm një pjesë të vogël të personave që kanë vuajtur. Por, pasiqë virusi është shpërndarë aq shumë, mund të jenë miliona.
Tashmë koronavirusi raportohet se shkakton lëndime të qëndrueshme në mushkëri dhe zemrës. Por, hulumtimet tregojnë se mund të kenë edhe pasoja të tjera.
Pas pandemisë së gripit spanjoll në vitin 1918, në të cilën mendohet se janë infektuar deri në gjysmë miliardë njerëz, shumë prej tyre që mbijetuan patën përvojë të letargjisë dhe depresionit të vazhdueshëm.
Njerëzit gjithashtu raportuan marramendje, pagjumësi, humbje të dëgjimit ose vizion të paqartë. Dhe disa besojnë se koronavirusi mund të çojë në sëmundje të njejta post-virale dhe depresion. /GazetaShneta/