Dëshmitë deri më tani tregojnë që fëmijët janë më pak të prekshëm ndaj efekteve të koronavirusit, por ata akoma mund të infektohen.
Pse virusi duket se prek fëmijët më ndryshe?
Ka shumë debate në lidhje me besueshmërinë por shumë ekspertë tregojnë se fëmijët janë “thelbësisht imun” ndaj koronavirusit, transmeton Gazeta Shneta.
Deri më tani, tregimi ka qenë se ndërsa koronavirusi mund të shkaktojë sëmundje të rëndë, apo edhe fatale tek të moshuarit, rezultatet për fëmijët janë siguruese.
Sidoqoftë, ka pasur disa raporte në lidhje me të rinjtë që preken seriozisht nga virusi. Pasiqë shumë shtete kanë mbyllur shkollat, krahas masave të rrepta të distanicmit shoqëror, prindërit po shqetësohen për efektin që mund të ketë te fëmijët e tyre.
A mund të infektohen fëmijët me koronavirus?
Po. Ashtu si me të rriturit, fëmijët e ekspozuar ndaj koronavirusit mund të infeksohen me të dhe të shfaqin shenja të Covid-19.
“Në fillim të pandemisë, u mendua se fëmijët nuk po infeksohen me koronavirus, por tani është e qartë se sasia e infeksionit tek fëmijët është e njejtë si tek të rriturit”, shpjegon Andrew Pollard, profesor i infeksionit pediatrik dhe imunitetit në Universitetin e Oksfordit.
“Vetëm se kur ata infeksohen, kanë simptoma më të buta”, shtoi ai.
Të dhënat nga Kina, raportuan se fëmijët nën moshën 19 vjeç përbënin 2% të 72.314 rasteve me Covid-19 të regjistruara deri më 20 shkurt, ndërsa një studim amerikan i 508 pacientëve, nuk raportoi asnjë fatalitet të rasteve midis fëmijëve.
Si ndikon koronavirusi tek fëmijët ndryshe nga të rriturit?
Në përgjithësi, fëmijët me Covid-19 përjetojnë simptoma më të buta sesa të rriturit. Por, një vajzë 12 vjeçare nga Belgjika dhe një djalë 12 vjeçar na Londra, kanë vdekur të dy ditët e fundit duke u bërë viktimat më të reja në Evropë. Një 14 vjeçar në Kinë gjithashtu është raportuar se ka vdekur pasi u infektua me virus.
Por, pse fëmijët e infektuar me koronavirus janë më imun se të rriturit?
Një nga arsyet e mundshme është se virusi ka nevojë për një proteinë në sipërfaqen e një qelize për të hyrë në brendësi të një qelize dhe të fillojë të shkaktojë probleme. Koronavirusi duket se përdor për këtë qëllim receptorin e enzimës II konvertuese Angiotensin.
Mund të jetë që fëmijët të kenë më pak receptorë ACE-2 në rrugët e tyre të poshtme ajrore (mushkëritë) sesa në rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe kjo është arsyeja pse janë rrugët e tyre të sipërme ajrore që preken kryesisht. /GazetaShneta/