Pas njoftimit të rezultateve të testimit të fundit nga ana e Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës është parë se në qytetin e Pejës kemi raste në rritje me COVID-19.
Gjegjësisht, nga 32 rastet e lajmëruar, është vërejtur se 23 raste të reja i kemi në qytetin e Pejës sipas vendbanimit: katërmbëdhjetë (14) raste Pejë, pesë (5) raste Nakëll dhe katër (4) raste Bllagajë shkruan Gazeta Shneta.
Me kumtimin e rezultateve të fundit, del se kemi një numër total të rasteve të infektimit me COVID-19 gjithsej 763. /Gazeta Shneta/