Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Auditori nxjerr skandalin në SHSKUK: S’ka kontroll të brendshëm financiar, faturat u pranuan pa urdhërblerje

Lajme 19/05/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

SHSKUK ka bërë shkelje procedurale të pranimit dhe pagesës së faturave të furnizimeve duke i pranuar ato pa u dërguar urdhërblerja si dhe para se të bëhej zotimi i mjeteve. Këto janë gjetjet e auditorit të brendshëm të këtij institucioni, i cili në ka konkluduar se mungon kontrolli i brendshëm dhe nevojiten veprime të menjëhershme

Njësia për Auditim të Brendshëm pran Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka përmbyllur raportin për vitin 2019 më datën 27 shkurt. Këtë raport NJAB-i ia kishte dorëzuar Bordit të SHSKUK-së i cili para tre muajsh udhëhiqej nga Prof. Naser Ramadani.

Gazeta Shneta ka siguruar një kopje të këtij raporti ku është gjetur se SHSKUK ka bërë blerje të mallrave para zotimit të mjeteve dhe para se të jepej urdhërblerja, që i bie se ky institucion është furnizuar pa e ditur paraprakisht nëse ka mjete në dispozicion për këto mallra. Sipas raportit, futja në obligime pa mbulesë rrezikon realizimin e objektivave të menaxhmentit.

“Nga lëndët e testuara, 11 prej tyre nuk kishin kërkesë për blerje, në 77 lëndë apo 65 për qind të lëndëve të testuara faktura është pranuar para zotimit të mjeve dhe në 114 apo 97 për qind të lëndëve faktura është pranuar para urdhërblerjes”, thuhet në raportin e auditimit.

Lëndët që nuk kishin kërkesë për blerje janë “Furnizime mjekësore material për Kardiokirurgji” në vlerë 8 mijë e 559 euro; “Furnizim me ushqim” në vlerë 10 mijë e 174 euro; “Karburant për vetura” në vlerë 1 mijë e 392 euro; etj.

Auditori në raport deklaron se nga testimet e kryera në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve nuk ofrohet siguri se kontrollet e brendshme janë në nivelin e duhur për aktivitetet e lartpërmendura.

“Sipas Nenit 22 të Rregullës Financiare Nr. 01/2013/MF – Shpenzimi i parave publike, hapat për procedim të pagesave janë si vijon: Kërkesa për blerje; Urdhërblerja; Raporti i pranimit të mallit; Fatura e pranuar; Certifikimi i dokumentacionit për regjistrim në SIMFK; Regjistrimi i shpenzimit në SIMFK; Aprovimi i pagesës në SIMFK nga Zyrtari Certifikues; Procedimi i pagesës nga Thesari nëpërmes LLVTH. Kërkesa, zotim për blerje përmban informatat e nevojshme sipas rrezullore për shpenzim të parasë publike. Pra zyrtari autorizues është siguruar që fondet janë në dispozicion për shpenzimin e parave publike dhe tërë dokumentacioni i nevojshëm i është dorëzuar ZKF”, thuhet në raportin e auditorit.

Auditori ka gjetur mangësi edhe në monitorimin dhe raportimin për shpenzimin e buxhetit. Sipas NJAB-it, testet që janë bërë kanë për qëllim rishikimin e raporteve të monitorimit të buxhetit të QKUK-së për të siguruar se i shërbejnë qëllimit.

“Pas që raportet e monitorimit shkruhen nga Zyrtari i Buxhetit dhe Financave ne kemi gjetur se ato janë jo adekuate për menaxherët të cilët nuk janë profesionistë financiarë dhe në këtë mënyrë e kanë të vështirë arritjen e monitorimit efektiv”, thuhet në raportin e autorit.

Raporti poashtu tërheq vërejtjen se nuk kanë arritur të gjejnë dëshmi për procedurat e raportimit të rezultateve të projektuara dhe si pasojë është e paqartë se si arrihet identifikimi i shpenzimit të tejkaluar.

Krejt në fund raporti nxjerr konkluzionin se në SHSKUK nuk ka pasur kontroll të mjaftueshëm në shpenzimin e buxhetit.

“Duke u bazuar në të gjeturat më lartë mbi planifikimin dhe regjistrimin e drejtë të shpenzimeve kemi konstatuar se nuk ka kontroll të brendshëm të mjaftueshëm pasi që nuk ekziston ndonjë listë kontrolluese përcjellëse të procesit të një shpenzimi ku kishte me u parë funksionimi i kontrollit të brendshëm”.

“Janë vërejtur dobësi të rëndësishme të kontrollit të cilat mund të jenë çështje të menaxhimit për përmirësime të rëndësishme. Kontrolli i brendshëm nuk është në nivelin e duhur funksional. Kërkohen veprime të menjëhershme përmirësuese për t’u mbrojtur në mënyrë adekuate kundrejt ekspozimit”, thuhet në konkluzionin e NJAB-it.

Gazeta ka dërguar disa pyetje në adresë të QKUK-së për këtë raport, por zyrtarët nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.

Kujtojmë se Bordi i kaluar është shkarkuar nga Qeveria Kurti ndërsa është emëruar përbërja e re me kryesues mikrobiologun Dr. Xhevat Jakupi. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakNga provat e analizuara, 1 në 5 pacientë me COVID-19 kishin shenja të dëmtimit të zemrës
Artikulli i rradhës Futbollisti i kombëtares së Kosovës bëhet baba për herë të parë

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.