Provat sugjerojnë që deri në 1 në 5 pacientë me COVID-19 kanë shenja të dëmtimit të zemrës, pavarësisht nëse kishin simptoma të frymëmarrjes.
Incidenca e lartë e problemeve kardiake tek pacientët që kontraktojnë koronavirusin kishin hutuar ekspertët mjekësorë shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.
Një nga problemet kryesore që lidhet me COVID-19 është sasia e inflamacionit që shkakton infeksioni; kjo mund të ndikoj në shëndetin e zemrës.
Përkundër faktit se COVID-19 konsiderohet një sëmundje e mushkërive, shumë pacientë që kontraktojnë koronavirusin shfaqin çështje kardiake.
Sipas ekspertëve të shëndetit, ky nivel i inflamacionit ndodh për shkak të një fenomeni të quajtur “stuhi e citokinës”, në të cilën sistemi imunitar prodhon një përgjigje kundër një virusi shumë të madhë.
Në vend që të sulmojnë vetëm virusin, qelizat imune dëmtojnë qelizat e shëndetshme gjithashtu, duke nxitur inflamacionin.
Një reagim i madh inflamator mund të sjellë shumë stres në zemër, duke e bërë zemrën të punoj më shumë për të pompuar gjak në të gjithë trupin pasi trupi lufton nga infeksioni./GazetaShneta/