Koronavirusi mund të largohet natyrshëm para se të zhvillohet një vaksinë tha ish-shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Profesori Karol Sikora beson se popullsia mund të ketë më shumë imunitet sesa thuhet dhe Covid mund të largohet vet, transmeton Gazeta Shneta.
Vaksina po pretendohet se do të jetë e gatshme në shtator të këtij viti dhe se 30 milion doza do të jenë të gatshme për përdorim.
Por, prof. Sikora, ish drejtues i programit të kancerit në OBSH vlerëson se koronavirusi do të zhduket para se një vaksinë të jetë në dispozicion.
Ai ka shkruar në Twitter se ekziston një shans i vërtetë që virusi të shkatërrohet natyrshëm para se të zhvillohet ndonjë vaksinë.
Gjithashtu ai tha se ne duhet të ngadalësojmë virusin por ai mund të jetë duke u zhdukur.
Onkologu, i cili aktualisht është zyrtari kryesor mjekësor në Rutherford Health, ka tërhequr komentin e tij, duke shtuar se ky është thjeshtë një mendim i tij dhe një skenar i mundshëm. /GazetaShneta/




