Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve postuan udhëzime të reja në faqen e tyre të internetit që vlerësojnë se rreth një e treta e infeksioneve me koronavirus janë asimptomatike.
Agjensia thotë gjithashtu se “vlerësimi më i mirë” i saj është që 0.4% e njerëzve që shfaqin simptoma dhe kanë Covid-19 do mund të vdesin, dhe vlerëson se 40% e transmetimit të koronavirusit po ndodh para se njerëzit të ndjehen të sëmurë shkruan CNN.
Në udhëzimin, të destinuar për modelerë dhe zyrtarë të shëndetit publik, CDC përshkruan pesë skenarë të mundshëm.
Katër përfaqësojnë “kufijtë e poshtëm dhe të sipërm të ashpërsisë së sëmundjes dhe transmetueshmërisë virale”.
E pesta është “vlerësimi aktual më i mirë i CDC për transmetimin viral dhe ashpërsinë e sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara” transmeton Gazeta Shneta.
Supozohet se njerëzit pa simptoma janë aq infektive sa ata me simptoma.
Agjensia gjithashtu vlerëson se 3.4% e personave simptomatikë me Covid-19 do të kërkojnë shtrimin në spital, me atë numër që rritet në 7.4% te njerëzit 65 vjec e më të vjetër. /Gazeta Shneta/