Nënat gjidhënëse shpesh plotësojnë qumështin e gjirit së bashku me dhënien e formulës tek bebet e tyre.
Nëse vendosni të plotësoni formulën, ka disa gjëra që duhet të merrni parasysh përpara se të përzieni formulën me qumështin e gjirit shkruan VeryWellFamily.
Përzierja e të dyjave është e mundur, edhe në të njëjtën shishe, por duhet të keni kujdes që të ndiqni udhëzimet e përzierjes përpara se të kombinoni formulën me qumështin e gjirit.
Në anën tjetër përzierja jo e duhur mund të çojë në një përqendrim të tepërt të lëndëve ushqyese që mund të paraqesin rrezik për fëmijën tuaj përcjell Gazeta Shneta.
Ekzistojnë shumë arsye pse prindërit mund të zgjedhin të përziejnë qumështin e gjirit me formulën. Këto përfshijnë:
Gjumë shtesë
Ushqyerja e qumështit të gjirit të pompuar dhe formula është një mënyrë për të lejuar nënën të marrë një gjumë shtesë.
Në këtë mënyrë, prindi tjetër mund të marrë përgjegjësinë për të ushqyer fëmijën gjatë natës, duke i dhënë nënës një shans për të pushuar.
Furnizimi i ulët i qumështit
Plotësimi me formulë siguron që fëmija juaj të marrë ushqimin që i nevojitet ndërsa nuk është i mjaftueshëm vetëm me qumështin e gjirit.
Kthimi në punë
Shumë nëna zgjedhin një kombinim të ushqyerjes me qumështin e gjirit dhe formulimin e ushqimit për lehtësi kur kthehen në punë.
Konsideratat e sigurisë
Formula ushqyese e bebës është përherë e përgaditur me një sasi specifike të kalorive dhe lëndëve ushqyesve në një vëllim specifik të lëngjeve.
Sidoqoftë, nëse shtoni formulën pluhur ose formulën e lëngshme të përqendruar direkt në qumështin e gjirit tuaj përpara se ta holloni me ujë, ai ndryshon ekuilibrin e ushqyesve dhe ujit si në qumështin e gjirit ashtu edhe në formulën e bebës.
Veshkat e të porsalindurve dhe bebeve kanë nevojë për ujë të mjaftueshëm për të përpunuar të gjitha lëndët ushqyese, veçanërisht proteinat dhe kripërat.
Kur ushqyerja është shumë e përqendruar, mund të jetë e rrezikshme për organizmin e bebit.
Prandaj, kur përgatitni formulën e fëmijës tuaj, duhet të përdorni gjithmonë sasinë e saktë të ujit dhe të ndiqni të gjitha udhëzimet që ju janë dhënë për përzierje. /Gazeta Shneta/