Terapia e zëvendësimit të hormoneve (HRT) ngre rrezikun për të marrë kancer të gjirit me një të tretën.
Rreziku mbetet për më shumë se një dekadë pas trajtimit të menopauzës, sipas studimeve, transmeton Gazeta Shneta.
Do të thotë që HRT është për një në 30 kancere të gjirit, thonë studiuesit. Po ashtu, e bën atë një nga shkaktarët ktyesorë të sëmundjes pas pirjes së duhanit, paralajmërinë ata.
Profesori Richard Peto, një studiues i Universitetit të Oksfordit tha se të pakten kjo terapi është përgjegjëse për 5% të të gjitha kancereve të gjirit.
Pasi një grua ndaloi përdorimin e trajtimit, rreziku për kancer të gjirit ra. Por, profesori Martin Marshall tha se ende ka shumë prova që sugjerojnë se HRT është i sigurt dhe efektiv.
Rreth 1 në 8 gra në Amerikë zhvillojnë kancer të gjirit gjatë gjithë jetës së tyr,e sipas Organizatës së Kancerit të Gjirit. /GazetaShneta/