Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka pranuar sot një donacion prej rreth 15 kite për ekstrahimin e testeve për diagnostikimin e Covid-19.
Zemaj ka deklaruar se kontributi i donatorëve është përkrahje e madhe për luftimin e pandemisë Covid-19 ndërsa falënderoi profesionistët shëndetësor për kontributin e tyre në luftën kundër sfide të shëndetit publik në Kosovë.
Këto kite janë dorëzuar nga biznesmenët shqiptarë që veprojnë në Gjermani, Lazim Destani (Ecolog), Remzi Ejupi (Eurokoha) dhe Nazim Viqa (AËR Abbruch). Kitet për teste të Covid-19 (innuPREP Virus TS RNA kit), do të ndihmojnë procesin e testimeve kundër virusit Corona në Kosovë
Prej këtyre kiteve për testime, 12 mijë do të jenë për Kosovën, 2 mijë për Maqedoni dhe 1 mijë për Preshevën.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Ambasadorit i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Heldt.
“Sot kam kënaqësinë që e pranojmë një donacion të nevojshëm për qytetarët e Kosovës dhe përgjatë kësaj kohe, falënderimi shkon për heronjtë dhe profesionistët për punën në luftimin e pandemisë”, ka thënë Zemaj.
Ambasadori Heldt tha se donacioni i sotëm është një kontribut i diasporës në Gjermani, derisa përgëzoi institucionet, punonjësit shëndetësor në Kosovë dhe qytetarët për bashkëpunimin në parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Lasim Destani, Remzi Ejupi e Nazim Viqa thanë se janë të lumtur që mund të ndihmojë me kontributin e tyre dhe të diasporës dhe theksuan se iniciativa e tyre ishte ndërmarrë që në fillim të pandemisë, porse kërkesat në tregun ndërkombëtare ishin shumë të mëdha për të siguruar materiale për testim. /Gazeta Shneta/