Në mes të polemikave globale, Greqia ecën përpara me ilaçin klorokine

2020-06-11 në ora 16:19

Duket se nuk është ndikuar nga polemikat në komunitetin shkencor global dhe se Greqia ka rifilluar prodhimin e klorokinës për të trajtuar rastet me koronavirus si dhe po kryen prova klinike me një “qasje të qetë dhe të largët nga dyshimet”, thonë shkencëtarët grek.

Klorokine, një ilaç anti-malarik dhe hidroksiklorokina, një përbërës i lidhur që në kushte normale përdoret për trajtimin e artritit, kanë qenë ndër ilaçet të profilit të lartë që janë testuar për përdorim kundër COVID-19 shkruan The Guardian.

Por javën e kaluar një hulumtim i madh klinik në Mbretërinë e Bashkuar i drejtuar nga Universiteti i Oksfordit ndaloi testimet për këto ilaçet, duke thënë se nuk kishte prova të mjaftushme që këto barna punojnë kundër koronavirusit të ri në pacientët e shtruar në spital përcjell Gazeta Shneta.

Masa zbatuese erdhën menjëherë pasi Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) rifilloi hulumtimet e saja pasi i pezulloi ato shkurtimisht në përgjigje të një studimi të tërhequr tani nga ‘The Lancet’.

Por debati i vazhdueshëm mbi ilaçet ka patur pak ndikim në Greqi, ku epidemiologët e konsiderojnë klorokinën efektiv, veçanërisht në fazat e hershme të COVID-19.

Evangelia Sakellariou, një kimiste përgjegjëse për kontrollin e cilësisë në një laborator në periferinë e Athinës në Nea Kifissia, ishte një nga shkencëtarët e parë që ka provuar tabletat e klorokinës që përdoren në spitalet greke.

Ndërsa shkalla e pandemisë u bë e dukshme në fillim të këtij viti, kompania Uni-Pharma kishte vë në fokus për të rifilluar me një licencë të vjetër prodhimi për ilaçin, i cili u eksportua në Afrikë në vitet 1990 për trajtimin e malaries.

Industria greke është e specializuar kryesisht në prodhimin e ilaçeve gjenerike dhe disa ilaçeve që përdoren në raste e zakonshme. /Gazeta Shneta/