Shumë njerëz kategorizojnë sindromën e vezorës polikistike (PCOS) si një problem riprodhues me të cilin përballen gratë e rritura.
Por, gjinekologu Dr. Robyn Khemlani tha se sëmundja është më e zakonshme tek gratë e moshës që lindin fëmijë por gjithashtu prek rreth 10% të adoleshentëve, transmeton Gazeta Shneta.
“5 deri në 10% të adoleshentëve dhe grave të reja kanë këtë diagnozë. Simptomat më të zakonshme janë periudhat e parregullta, shtimi i peshës, aknet dhe flokët e tepërta në fytyrë dhe trup”, tha Dr Khemlani.
Adoleshentët e diagnostifikuar me gjendjen e cila karakterizohet nga nivele të larta të androgjenit nga vezoret dhe në disa raste rezistencë ndaj insulinës, zakonisht përjetojnë depreion dhe një goditje të konsiderueshme në vetëvlerësimin e tyre për shkak të ndikimit të simptomave në jetën e tyre.
Disa nga shenjat më të zakonshme përfshijnë:
Periudha të parregullta
Flokë shtesë në fytyrë ose në pjesë të tjera të trupit
Shtim i peshës ose telashe për humbjen e peshës
Lëkurë e errët në pjesën e prapme të qafës
Infertilitet ose pjellori e dëmtuar
Kolesterol i lartë
Tension i lartë i gjakut./GazetaShneta/