Produktet bimore të konsumuara nga gratë shtatzëna gjatë dietës së tyre mund të ndikojnë në nivel të mikrobiomeve të zorrëve prej substancave kimike, disa prej të cilave mund të kapërcejnë barrierën placental dhe të arrijnë fetusin.
Këto substanca të huaja mund të dëmtojnë fëmijën e palindur, edhe nëse ato janë me “origjinë natyrore” tregon burimi MedicalXpress.
Studiuesit në Departamentin për Kërkime Biomjekësore (DBMR) në Universitetin e Bernit dhe paralajmërojnë kundër nënvlerësimit të efekteve të substancave të tilla.
Të gjithë gjitarët, përfshirë njerëzit, kolonizohen nga miliarda mikrobe. Këto kryesisht jetojnë në zorrët tona, por që mund të gjenden edhe në traktin respirator, në lëkurë dhe në traktin urogjenital.
Ndikimi pozitiv i florës së zorrëve në sistemin tonë imunitar është njohur për një kohë të gjatë transmeton Gazeta Shneta.
Është interesante se, edhe mikrobioma e zorrëve të nënës tashmë ka një efekt në zhvillimin e sistemit imunitar të fëmijës gjatë shtatëzanisë, si dhe menjëherë pas lindjes.
Shkencëtarët gjithmonë kanë supozuar se embrioni dhe fetusi në zhvillim rriten në një mjedis plotësisht steril në barkun e nënës, d.m.th në mungesë të mikrobeve kolonizuese, dhe se kolonizimi me mikrobet ndodh vetëm në kohën e lindjes.
“Sidoqoftë, fetusi nuk është i mbrojtur kundër metabolitëve mikrobikë që burojnë nga flora e zorrëve e nënës”, thotë Stephanie Ganal-Vonarburg njëra prej studiesve.
Kjo vlen për marrjen e produkteve bimore, siç janë ‘super ushqimet’ që konsiderohen veçanërisht të shëndetshme gjatë shtatzanisë, siç janë manaferrat ose farat chia:
“Megjithëse produktet e bimëve janë substanca “natyrale”, ato janë gjithmonë të ashtuquajtura substanca ksenobiotike që janë të huaja në trup dhe duhet të trajtohet me shumë kujdes”.
“Sidomos kur gratë shtatzëna marrin produkte me bazë bimore në sasi të mëdha”përfundoi Andrew Macpherson kontribues dhe hulumtues i punimit. /Gazeta Shneta/