Dr. Basri Sejdiu është shkarkuar, Dr. Vablon Krasniqi ka ardhur në vend të tij.
Dr. Krasniqi u emërua si ushtrues detyre i drejtorit të SHSKUK’së pas shkarkimit të Sejdiut, shkruan Gazeta Shneta.
Kjo konfirmohet edhe nga njoftimi për media i bordit të SHSKUK’së.
“Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, njofton se në mbledhjen e mbajtur sot, me 6 korrik 2020, ka marrë vendim ta shkarkoj nga detyra dr. Basri Sejdiun drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Shkarkimi vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mos përmbushjes së detyrave të punës. Në vend të dr. Sejdiut, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar dr. Valbon Krasniqi, mjek specialist i infekologjisë. Me respekt, Bordi Drejtues SHSKUK”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/
Ekskluzive: Bordi drejtues shkarkon drejtorin e SHSKUK-së Basri Sejdiu