Një shumëllojshmëri e opsioneve të lindjes janë në dispozicion sot. Në varësi të preferencës suaj dhe shëndetit të juaj dhe foshnjës, ju mund të zgjidhni të lindni në spital, në një qendër lindjeje ose në shtëpi.
Përtej vendndodhjes, gjithnjë e më shumë gra po zgjedhin lindjen në ujë, si një mënyrë të mirëpritjes së foshnjeve të tyre shkruan Healthline përcjell Gazeta Shneta.
Gjatë lindjes në ujë, ju do të zhyteni në të, zakonisht përmes një vaske të palëvizshme dhe do të lindni fëmijën tuaj në ujë.
Sipas, Kolegji Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve zhytja në ujë në fazën e parë të lindjes mund të ndihmojë në shkurtimin e kohëzgjatjes së procesit. Linjda në ujë gjithashtu mund të zvogëlojë nevojën tuaj për epidurale ose për ndonjë lehtësues tjetër.
Mirëpo, ekzistojnë udhëzime të tjera për disavantazhe të kësaj metode, duke përfshirë rastet si:
Mund të mos rekomandohet për gratë që janë në gjendje të lindjes së parakohshme ose që kanë kryer dy ose më shumë lindje të mëparshme cezariane.
Përveç kësaj, lindja në ujë mund të mos rekomandohet nëse keni ndonjë nga ndërlikimet ose simptomat e mëposhtme: infeksioni i lëkurës, ethe prej 38 ° C ose më e lartë, gjakderdhje e tepruar vaginale ose shtatëzani multiple. /Gazeta Shneta/