Nënat në pritje të foshnjës dhe që fitojnë më shumë peshë herët në shtatzëninë e tyre kanë gati tre herë më shumë gjasa të lindin bebe më të mëdha dhe më të shëndosha, paralajmëron një studiuese e Universitetit të Albertës.
Një studim i 172 nënave në pritje të bebeve të tyre zbuloi se gratë që fituan peshë të tepërt gjatë gjysmës së parë të shtatëzanisë lindën foshnje më të mëdha dhe më të gjata me më shumë yndyrë trupore sesa foshnjat e grave që nuk fituan aq shumë peshë ose e fituan atë më vonë në shtatzëninë e tyre shkruan MedicalXpress përcjell Gazeta Shneta.
Rezultatet, tregojnë për nevojën për të edukuar nënat në pritje të fëmijës në lidhje me rreziqet e shtimit të hershëm të peshës gjatë shtatëzanisë dhe rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm dhe stërvitjes, tha autore kryesor profesoreshë Margie Davenport.
“Nënat shtatzënë dhe profesionistët e shëndetit duhet të jenë të vetëdijshëm për udhëzimet në lidhje me shtimin e peshës gjatë shtatëzanisë dhe t’i ndjekin ato për të krijuar një bazë për një shtatzëni të shëndetshme dhe një fëmijë të shëndetshëm”, tha profesoreshë Davenport.
“Foshnjat që janë më të mëdha gjatë lindjes kanë tendencë të bëhen fëmijë më të ‘mëdhenj’, dhe kjo krijon një rrezik për t’u zhvilluar një fëmijë dhe të rritur me mbipeshë”. /Gazeta Shneta/