Në rrjetin e saj “Facebook”, mamia Razije Musa ka ndarë këshillën e radhës kushtuar prindërve.
Mamia ka treguar se nënat janë ato që shqetësohen më shumë për mos-ngrënien e ushqimet tek fëmijët e shpesh herë egziston krahasimi mes fëmijëve tjerë përnga sasia e ngrënies shkruan GazetaShneta.
Ajo shtoi se jo doemos pjata duhet kthyer prapa e zbrazët dhe jo doemos fëmija duhet të konsumoj ushqim aq sa konsumojnë bashkëmoshatarët e tij/saj.E rëndësishme është që fëmija të jetë ngopur më lëndë ushqyese.
“Pra ju mund të përgatitni një pjatë plot ushqim dhe fëmija juaj të ngopet me një pjesë të saj,por nga ajo sasi të marr mjaftueshëm materie ushqyese, nuk është rregull i artë që pjata duhet të kthehet prapa e zbrazët. Shumë herë nënat thonë se duke insistuar për lugën e fundit kthehen në pikën zero sepse ndodhë që fëmija t’a vjellë gjithë ushqimin.”, shtoi tutje ajo.
Mamia këshillon që fëmija të ushqehet me tri vakte kryesore dhe dy mesvakte, periudhë kohor rreth 3 orë diferencë nga vakti i radhës.
Gjatë ushqyerjes, rekomandohet që menyja të jetë e pasur me proteina, vitamina e minerale.Mamia, sugjeron që të konsumohen produktet e qumështit e sidomos kosi pasi ka benefite të mëdha./GazetaShneta/