Shpesh, prindërit e rinj mendojnë se sa më herët që të fillojnë t’i ushqejnë bebet me ushqime të ngurta, do të flenë më rehat.
Ekziston një lloj besimi se ushqimet e ngurta i ngopin bebet dhe pastaj ato flenë më shpejt dhe më mirë, transmeton Gazeta Shneta.
Por sa është e vërtetë kjo? Edhe pse disa hulumtime të reja e përkrahin këtë, plot hulumtime tjera rreth kësaj cështje e sugjerojnë të kundërtën. Institucionet sikurse NHMRC, America’s Academy of Pediatrics, madje edhe Orgaizata Botërore e Shëndetësisë, rekomandojnë ushqyerjen me gji për 6 muaj rresht (ose rreth 6 muaj), më pas përfshirjen e ushqimeve të ngurta, përderisa ushqyerja me gji rekomandohet të vazhdojë deri në një vit. Këto organizata përbëhen nga një ekip ekspertësh botërorë, të cilët kanë marrë në konsideratë të gjitha provat në dispozicion për t’i bërë këto rekomandime.
A ndikojnë ushqimet e ngurta që bebet të flenë më gjatë?
Hulumtimi tregoi se gati 80% e bebeve midis 6-12 muajsh zgjohen rregullisht së paku një herë në mbrëmje. E një studim më i hershëm (i vitit 1989) zbuloi se shtimi i dridhërave të orizit në shishen e qumështit të bebes, nuk i bëri foshnjat 4 muajshe të flenë më shumë gjatë natës. Për më tepër, nuk rekomandohet të shtoni drithëra orizi në shishen e një fëmije, pasi mund ta rrisë rrezikun e ngulfatjes.
Por, studimi i ri solli të dhëna se bebet që ushqehen me ushqime të ngurta, mund të flenë vetëm disa minuta më shumë se bebet që ushqehen me gji. Pra, nuk është se ishte ndonjë dallim i madh, andaj preferohet të vazhdoni t’i respektoni këshillat e OBSH-së për ushqyerjen me gji të bebeve. /Gazeta Shneta/


