Prindërit e rinj shpesh pyesin se kur është koha e inkuadrimit të ushqimeve të ngurta në fazat e hershme të fëmijës.
Mirëpo sipas hulumtimeve, inkuadrimi i ushqimeve të ngurta në fazat e hershme do pengoj bebin tuaj të fle mire shkruan Bellybelly.au
Akademia e Pediatrisë së Amerikës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë të gjithë rekomandojnë ushqyerjen me gji ekskluzive për 6 muaj dhe më pas për prezantimin e ushqimeve të ngurta ndërsa gjidhënia vazhdon për të paktën një vit përcjell Gazeta Shneta.
Këto organizata përbëhen nga një ekip ekspertësh kryesorë botërorë, të cilët kanë marrë në konsideratë të gjitha provat në dispozicion për të bërë këto rekomandime.
Hulumtimet tregojnë se gati 80% e bebeve midis 6-12 muajsh zgjohen rregullisht të paktën një herë në mbrëmje.
Megjithatë, një studim zbuloi se dhënia e ushqimeve të ngurta në moshë më të vogël se 4 muaj ishte e lidhur me zgjatje më të shkurtër të gjumit në moshën 1 dhe 2 vjeç.
Të gjithë e dimë se privimi i gjumit është i vështirë. Është një nga aspektet e prindërimit, për të cilin askush nuk është përgatitur. Por ekziston edhe një arsye tjeter pse ne nuk duhet t’i ushqejmë bebet më herët se sa rekomandohet.
Futja e ushqimeve të ngurta shumë herët mund të thotë gjithashtu që fëmija juaj ka të ngjarë të pijë më pak qumësht gjiri (ose formula).
Ekzistojnë gjithashtu kërkime që tregojnë se bebet që ushqehen me lugë kanë më shumë të ngjarë të marrin një mbipeshë sesa bebet që ushqehen vetë. /Gazeta Shneta/