Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Testi PCR 200 euro, reagon kryeministri Hoti

Lajme 30/08/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qytetarët e Kosovës po paguajnë deri në 200  euro për një test PCR në laboratorin privat ““Medical & Laboratory Services”. Një gjë e tillë  është e papranueshme për ekonominë e tregut.

Si rrjedhojë ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës. Kryeministri i vendit ka thënë se situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të ekonomisë së tregut. Hoti ka bërë thirrje që të raportohen rastet e keqpërdorimeve nga këto laboratorë.

“Situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të ekonomisë së tregut. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është në krye të detyrës dhe do të zbatojë ligjin shpejt dhe me efikasitet të plotë ndaj të gjthëve pa perjashtim. Raportoni rastet”, ka shkruar Hoti.
E një qytetarë dje i ka paguar 200 euro për ta kryer një test me metodën PCR në laboratorin “Medical & Laboratory Services” i cili gjendet në Prishtinë e që është i vetmi laborator privat në mbarë Kosovën që aktualisht bën detektimin molekular të koronavirusit.

Ky laborator, që ndodhet në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë, siç ka raportuar Gazeta Express ditë më parë, është në pronësi të vajzës së biznesmenit Blerim Devolli. Por me vlerën e 200 eurove për një test PCR ky laborator ka bërë disa shkelje të rënda ligjore. Si pasojë, ai mund edhe të mbyllet përkohësisht deri në gjashtë muaj si mund të dënohet deri në 10% të qarkullimit vjetor. Kështu kanë bërë me dije për Express, zyrtarë të Autoritetit të Konkurrencës. Nga aty thonë se kanë nisur hetime për këtë punë.

Nga ky institucion bëjnë me dije se janë pranuar me dhejtësa ankesa nga qytetarët për vlerën e shërbimeve prej 200 euro për një test të Covidit me metodën PCR

Nga AKK thonë se nëse laboratori në te cilin ju jeni ankuar ka vendosur çmim në vlerë prej 200 euro për test PCR dhe e ka deklaruar një çmim tjetër në AKK, ky laborator potencialisht ka bërë këto shkelje:

Tani, nëse laboratori në te cilin ju jeni ankuar ka vendosur çmim në vlerë prej 200 euro për test PCR dhe e ka deklaruar një çmim tjetër në AKK, ky laborator potencialisht ka bërë këto shkelje:

1. Mashtrim – vepër penale

2. Autoriteti mund të ushtroj kallxim penal ne prokurorinë speciale nësëe është konsumuar vepra penale Mashtrim.

2. Ka vendosur AKK në lajthitje dhe ka ofruar informacione të pa sakta – personi përgjegjës denohet 1000-3000 euro, dhe ndërmarrja denohet deri ne 2% të qarkullimit vjetor.

3. Ka kryer shpërdorim të pozitës dominuese, mund të denohet deri në 10% të qarkullit vjetor.

3. Autoriteti në javen ne vijim, mund ta përdor instrumentin ligjore, masat e përkohshme- mbyllje të veprimatarisë deri ne 6 muaj.

Artikulli paraprakHumb jetën nga COVID-19 edhe një mjek kosovar
Artikulli i rradhës Ministria e Shëndetësisë e arsyeton laboratorin për çmimin 200 euro për testin e Covidit

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.