Ndërsa mjekët përballen me pandeminë, ata gjithashtu po hasin me një gjendje të “infodemisë”.
Keqinformimi në lidhje me gjendjen e pandemisë Covid-19 mund të ndikojë në marrëdhënien pacient-mjek shkruan Healthine përcjell Gazeta Shneta.
Informacioni mashtrues ose i pasaktë mund të ndikojë në sjelljet që rrisin rrezikun e infeksionit dhe përkeqësojnë rrjedhën e një infeksioni.
Ndër të tjera këto problematika duke shtuar edhe pjesen e teorisë së konspiracionit kanë dërguar tek gjendja e ashtuquajtur një “infodemi”, një shpërthim i keqinformimit që po e bën më të vështirë trajtimin e pacientëve.
“Shpesh mjeku i tyre personal mund t’u japë atyre informacion që bie në kundërshtim me atë që kanë dëgjuar në internet ose nga dikush tjetër, dhe që e vë vërtet pacientin në një pozitë të vështirë ndërsa përpiqen të përcaktojnë rrugën më të mirë përpara- për shëndetin e tyre,” u shpreh Dr. David Stukus.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.

Dr. Stukus thotë se njerëzit e kanë të vështirë të përpiqen të kuptojnë se çfarë informacioni është i besueshëm dhe cilit informacion mund t’i besojnë.
“Më parë, kishte fokusime të ndryshme të keqinformimit, të tilla si grupe anti-vaksinash ose teoricienë konspiracioni ose pretendime të pabazuara në lidhje me suplemente u shpreh ai.
Sugjerimi i tij më i mirë është të hulumtojnë se çfarë studimesh dhe të dhënash po ndajnë me të tjerët.
Sigurohuni që studimet të rishikohen nga kolegët ose të publikohen, dhe se ekspertët mjekësorë nuk kanë një motiv financiar, përfundoi ai. /Gazeta Shneta/


