Nëse jeni në muajin e parë të amësisë dhe nuk mund të shihni përtej mjegullës së trashë të netëve pa gjumë dhe pjesëve të lënduara të trupit, sigurohuni që ndoshta nuk do të mbani mend shumë prej tyre gjithsesi.
Këtu ndajmë disa gjëra të rëndësishme të cilat ndihmojnë në fillesat e amësisë që dërgojnë drejt lehtësimit dhe pranimit të ndryshimeve si pjesë normale e rrjedhjes së jetës shkruan KidSpot.au përcjell Gazeta Shneta.
1) Pranoni se gjumi do të jetë e pjesë e vështirë
Një thënie renditi dy këshillat më të mira në këtë kaptinë: “Asnjëherë mos e zgjo një foshnjë që fle (edhe nëse ajo ka fjetur për një gjumë katër orësh), dhe fle kur fëmija juaj të fle”.
2) Pengesat e të ushqyerit janë normale
Ushqyerja me gji nuk vjen gjithmonë natyrshëm. Pas disa javësh ju mund të ndiheni sikur furnizimi juaj zhduket.
Plotësisht normale, mos e gjykoni situatën nga gjinjtë tuaj por nga shtimi i peshës së foshnjës tuaj.
3) Kërkoni ndihmë
Kërkoni ndihmë nëse keni nevojë për të. Ne i bëjmë shumë presion vetes duke menduar se duhet të vijë natyrshëm dhe gjithmonë heqim dorë për vetëm pesë minuta për të marrë frymë edhe nëse mbingarkohemi.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Ata rriten shpejt, thjesht tregohu e mirë dhe e durueshme me veten dhe shijojeni momentin.
4) Mos u stresoni për rutinat
“Foshnjat nuk e lexojnë kohën, dhe rutinat zhvillohen natyrshëm pasi ju do të gjeni atë që funksionon si për ju ashtu dhe për fëmijën tuaj.
Një tjetër nënë sugjeroi gjithashtu që të zgjedhni se cilën këshillë duhet të merrni parasysh dhe cilën të injoroni: “Dikush gjithmonë do t’ju thotë se po e bëni në mënyrë të gabuar rutinën, por ju duhet të gjeni atë që ju shkon për shtati juve dhe foshnjës tuaj!” /Gazeta Shneta/