Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Krasniqi anulon katër pozita të jashtëligjshme në administratë, shuhet departamenti i infermierisë

Lajme 21/09/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i SHSKUK-së Valbon Krasniqi ka anuluar katër pozita në administratën e QKUK-së, të cilat nuk kanë qenë në përputhje me statutin e këtij institucioni.

Pasi Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar shfuqizoi organogramin me anë të të cilit ishin punësuar jashtëligjshëm dhjetëra menaxherë e zyrtarë në këtë institucion, tani ka filluar edhe shuarja e këtyre pozitave, shkruan Gazeta Shneta.

Me një vendim të datës 15 shtator të cilin e ka parë Gazeta, drejtori i SHSKUK-së Valbon Krasniqi, ka anuluar kontratat e punës për katër pozita në administratë, tre prej tyre menaxherë.

Driton Morina ishte punësuar në kohën kur shëndetësia udhëhiqej nga ish-ministri Uran Ismaili. Morina fillimisht ishte punësuar në cilësinë e monitoruesit të Klinikës Emergjente, e më pas ishte transferuar me konkurs të brendshëm në pozitën e zëvendës drejtorit të Shërbimeve të Përbashkëta.

Me vendimin për anulimin e kontratës dhe vendit të tij të punës, Morina është sistemuar në pozitën “zyrtar administrativ për recepsion dhe shtrim në QKUK”.

Kontrata dhe vendi i punës është anuluar edhe për Ilir Jonuzin i cili ka mbajtur pozitën e shefit të Njësisë së Teknologjisë Informative në Sektorin e Shërbimeve Teknike të QKUK-së. Jonuzi është rikthyer sipas kontratës së punës në pozitën zyrtar administrativ.

Me vendim të Krasniqit është shuar zyra e Departamentit të Infermierisë në QKUK. U.D. drejtori Sami Tahiraj i cili ishte emëruar në këtë pozitë nga ish-drejtori Basri Sejdiu, pas anulimit të konkursit, tani do të rikthehet sërish në pozitën e infermierit në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK.

Edhe zyrtari i kësaj zyre Ardian Gashi do të largohet nga kjo pozitë me vendim të Krasniqit. Gashi do të sistemohet në pozitën e teknikut të anestezionit, ku ka qenë duke punuar para se të emërohej si zyrtar në departamentin e infermierisë.

Vendimet për anulimin e pozitave të jashtëligjshme në bazë të shfuqizimit të organogramit nga Bordi, pritet të vazhdojnë edhe më tutje. Kujtojmë se SHSKUK është duke përgatitur organogramin e ri, në bazë të të cilit do të shpallen pozitat e reja. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNënat ndajnë këshilla për fillimin e amësisë dhe raportin me të sapolindurin tuaj
Artikulli i rradhës Dr. Dërgut Aliu flet për çrregullimet gjenetike dhe zbulimin e hershëm në javën e 10-të të shtatzënisë

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.